Categoria: Lingue straniere
Editore: Tiranë : Shtëpia Botuese "Mësonjëtorja"
Pagine: 147
ISBN: 9789992743492
DOI: A49
Anno: 1998

Stato prestito: Disponibile

Disponibilità: 1/1

  0 / 0
ScarsoOttimo 

Recensione

Scritto da Corrado Palmiero

Në librin “Këngët e Milosaos kemi temën e dashurisë dhe ideja që krijohet nga kjo vepër është se dashuria e vërtetë ja del të triumfojë mbi të gjitha paragjykimet, thashethemet apo edhe mbi diferencat klasore dhe të gjitha konfliktet që keto të fundit krijojnë. Shpesh herë dashuria për atdheun duket sikur del mbi dashurinë e Milosaos për Rinën. Në disa këngë Rina nga dashuria e madhe i kërkon Milosaos që te mos te shkoje ne lufte, por ai i pergjigjet se per atdheun do ta derdhe gjakun lume. Ne veper shprehë dhe ide kundër pabarazisë shoqërore dhe simpati për njerëzit e thjeshtë. Vargjet e para: “Bota kish ndërruar lisa…” dallohet që De Rada e shikon jetën si një lëvizje të pandërprerë dhe që vazhdon edhe me vdekjen. Për të shpëtuar dashurinë e personazheve, një tërmet bie në Shkodër dhe të gjithë humbin shtëpite e tyre. Në këtë mënyrë diferencat klasore sheshohen, por njerëzit nuk ndryshojnë dhe paragjykimet vazhdojnë, ndaj lumturia e dy të dashuruarve nuk vazhdon gjatë.