Categoria: Lingue straniere
Editore: Melbourne: B.B. Publishing Company
Pagine: 24
DOI: A50
Anno: 1999

Stato prestito: Disponibile

Disponibilità: 1/1

  0 / 0
ScarsoOttimo 

Recensione

Scritto da Corrado Palmiero

Prej disa vitesh seria “Librat e artë” iu vjen në ndihmë prindërve dhe fëmijëve që fillojnë shkollën ose dinë të lexojnë, që jo vetëm të zbaviten, por që nëpërmjet leximit të përrallave të ndryshme në shqip të mësojnë dhe praktikojnë edhe gjuhën anglisht ose italisht (sipas variantit dygjuhësh).

Seria përmban mbi 40 tituj të ndryshëm me përrallat më të dashura të fëmijëve prej shumë gjeneratash. Gjithashtu, përrallat janë të ilustruara shumë bukur me foto ngjyrëplotë dhe gërma të mëdha që e bën leximin e tyre më të këndshëm dhe interesant.

Këto libra mund të përdoren edhe për fëmijë të moshës parashkollore por që sigurisht do duhet t’ua lexojë dikush.

Librat janë gjithashtu mjaft praktik edhe për familjet që jetojnë në vendet italishtfolëse apo anglishtfolëse për t’i ndihmuar fëmijët e vegjël në përvetësimin e gjuhës shqipe.