Per richiedere un prestito è necessario registrarsi
Prilli i thyer
- Categoria: Lingue straniere
- Autore: Ismail Kadare
- Editore: Tirane : Onufri
- Pagine: 198
- ISBN: 9992753501
- DOI: A60
- Anno: 2003
Stato prestito: Disponibile
Recensione
I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar "Gjakftohtësia", "Prilli i thyer" e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror. "Prilli i thyer" është ekranizuar për film artistik tri herë. Versioni i parë ka qenë shqiptar, i dyti francez dhe i treti brazilian. Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë". Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit (domethënë canon, e drejta zakonore) të shumë krahinave të veriut e të lindjes, të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve '70. Kështu, personazhi i Ali Binakut është huajtur nga realiteti: Binak Aliu, që është emri i tij i vërtetë, ishte një nga figurat e shquara të Verilindjes së Shqipërisë në fund të shekullit XIX. Meqenëse ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të pasuruar, tragjedia ka të gjitha mjetet e mundshme për t'u shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmerrshëm.